Të premten u organizua aksioni i pyllëzimit të parkut në maje të Meterizit ku u mbollën 40 pisha.
Sipas fjalëve të kryetarit të Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, aksione të ngjashme do të vazhdojnë në Pinjesh dhe Malin e Bardh.
Përndryshe, aksioni i sotëm u mbajt nën organizimin e EU info qendrës të Malit të Zi, Komunës së Ulqinit, Ndërmarrjes Komunale, OJQ Eco Logic dhe OJQ Dr. Martin Scheider Jacoby.