Në Festival: PËR ULQINAKËT HYRJA 25 EURO

Mbasi që komuna e Ulqinit ka deklaruar që do të ofrojë çdo lloj ndihme për mbajtjen e Southern Soul Festivalit, organizatorët e këtij manifestimi prestigjioz kanë thënë që qytetarët e Ulqinit do të kenë lirim të konsiderueshëm në çmimin e biletave hyrëse. Për të huajt prania në tre ditët e programit të Southern Soul festival kushton 44 euro, për shtetasit e Malit të Zi 34, ndërsa për të gjithë ato që kanë letër njoftim të lëshuar në Ulqin 25 euro.

Ky festival, përndryshe, mbahet ne plazhin “D’Olcinium Kite Beach” nga data 26 deri më 29 qershor dhe e ka vendosur Ulqinin në hartën Europiane të qyteteve në të cilat organizohen spektaklet e mëdha muzikore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Direktorka Vujošević: ZAVRŠEN POJAČAN NADZOR, ODLIČNA SARADNJA SA OPŠTINOM

Đerić: MANJE SIVE EKONOMIJE U ULCINJU, NEMA SELEKTIVNOSTI U NAŠEM RADU

TV CG, Naši u svijetu: HEROJI NJUJORKA IZ ULCINJA