NË PARLAMENTIN LOKAL TË GUCISË MBAHET SESION EDUKATIV ME TË RINJTË SHQIPTARË

Të hënën filloi Kampi Edukativ me të rinjtë nga Plava, Gucia, Ulqini e Malësia.

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Gucisë u realizua një panel informues lidhur me liritë dhe të drejtat e pakicave, mekanizmat për ruajtjen dhe mbrojtjen e këtyre të drejtave,nevojën e edukimit të të rinjve të popujve pakicë për promovimin e veçoritë kombëtare, avancimin e programeve dhe aktiviteteve qe kontribuojnë në pjesëmarrjen aktive të tyre në jetën publike, si në nivelet lokale ashtu edhe në atë qendror.

Ligjërues dhe panelistë të këtij sesioni ishin:

Bujar Hasangjekaj – kryetar i Parlamentit Lokal të Gucisë;

Arben Xhurreta – drejtor i përgjitshëm për të Drejtat e Popujve Pakicë në Qeverinë e Malit të Zi; Faik Niika – kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi;

Arlinda Osmani – drejtoreshë e Librarisë “Ulqini”.

Nazif Veliqi – drejtor i OJQ Horizonti i Ri.

Ky aktivitet është pjesë projektit “Të rinjtë e angazhuar në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive të popujve pakicë”, të cilin OJQ Horizonti i Ri e realizon me mbështetjen e Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në Mal të Zi, në kuadër të konkursit publik për financimin e projekteve të OJQ-ve për vitin 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Direktorka Vujošević: ZAVRŠEN POJAČAN NADZOR, ODLIČNA SARADNJA SA OPŠTINOM

Đerić: MANJE SIVE EKONOMIJE U ULCINJU, NEMA SELEKTIVNOSTI U NAŠEM RADU

TV CG, Naši u svijetu: HEROJI NJUJORKA IZ ULCINJA