Warning: Trying to access array offset on value of type bool in /home/ulinfo/public_html/mne.ul-info.com/wp-content/plugins/elementor-pro/modules/dynamic-tags/tags/post-featured-image.php on line 39

Warning: Trying to access array offset on value of type bool in /home/ulinfo/public_html/mne.ul-info.com/wp-content/plugins/elementor-pro/modules/dynamic-tags/tags/post-featured-image.php on line 39

Warning: Trying to access array offset on value of type bool in /home/ulinfo/public_html/mne.ul-info.com/wp-content/plugins/elementor-pro/modules/dynamic-tags/tags/post-featured-image.php on line 39

Warning: Trying to access array offset on value of type bool in /home/ulinfo/public_html/mne.ul-info.com/wp-content/plugins/elementor-pro/modules/dynamic-tags/tags/post-featured-image.php on line 39
Universiteti i Strugës: DR ELEZ OSMANI NË KONFERENCË NDËRKOMBËTARE - Ulcinj info

Universiteti i Strugës: DR ELEZ OSMANI NË KONFERENCË NDËRKOMBËTARE


Warning: Trying to access array offset on value of type bool in /home/ulinfo/public_html/mne.ul-info.com/wp-content/plugins/elementor-pro/modules/dynamic-tags/tags/post-featured-image.php on line 39

Universiteti Ndërkombëtar në Strugës, si institucion i lartë arsimor në Republikën e Maqedonisë, për herë të tretë, organizoi sot Konferencën e Tretë Shkencore- Scientific Challenges for Sustainable Development’16, e cila u mbajt në ambientet e Universitetit Ndërkombëtar në Strugë, ku moren pjesë studiues të shkencave ekonomike, juridike, politike, teknologjisë informative, edukimit dhe sferës së ekologjisë.
Pjesëmarrës nderi të konferencës do të jenë personalitete nga Republika e Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Turqisë. Hapja e Koneferencës u bë nga Rektori i Universitetit Ndërkombëtar në Strugë Prof.Dr. Aleksandër Biberaj, Prof.Dr.Shiret Elezi -Ministre e Vetqeverisjes Lokale ne R.e Maqedonisë dhe njëkohësisht pedagoge në Fakultetin e Shkencave Ekonomike pranë UNS-së, Akademik Anastas Angjeli -Anëtar i Akademisë të Shkencave të R.Shqiperisë dhe Deputet i Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Prof.Dr.Bashkim Rama- Drejtor në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe profesor i UNS-së dhe Prof.Dr. Agim Nuhiu-zv.Ministër i Punëve të brendshme ne R.e Maqedonisë dhe njëkohësisht pedagog në Fakultetin e Shkencave Juridike pranë UNS-së.

Prof.Dr.Shiret Elezi -Ministrja e Vetqeverisjes Lokale dhe njëkohësisht pedagoge në Fakultetin e Shkencave Ekonomike pranë UNS-së në konferencën e tretë shkencore potencoi faktin se sa rëndësi kanë këto aktivitete për zhvillimin e shoqërisë civile . Duke qënë moderatore në panelin e departamentit të ekonomisë Prof .Shiret Elezi theksoi se problematikat në procesin e zhvillimit të ekonomisë janë të shumta prandaj hulumtimi shkencor në këtë sferë është mjaft i rëndësishëm.

Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme Prof. Dr. Agim Nuhiu shprehu konsiderata të larta lidhur me këtë aktivitet, duke dhënë mbështetjen e tij për të gjitha organizimet e tilla kerkimore-shkencore, Prof. Dr. Agim Nuhiu theksoi faktin se evenimente të tilla janë risi për kulturën dhe bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar.

Drejtor në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe profesor i UNS-së Bashkim Rama ishte i ftuar sot gjatë konferencës së tretë shkencore në UNS potencoi faktin se thelbi i një universiteti janë profesorët të cliët e pasurojnë historikun e tij .Duke falenderuar të gjithë stafin e UNS-së Prof. Bashkim Rama potencoi faktin se konferenca të tilla japin një kontribut te madh në analizën e faktorëve socialë, politikë , ekonomikë lidhur me çështje të ndryshme në Ballkan dhe më gjerë.

Një personalitet tjetër i cili na nderoi me pjesëmarrjen e tij konferencën e tretë shkencore, ishte edhe Akademiku Anastas Angjeli- Deputet në parlamentin e Republikës së Shqipërisë.Akademiku Prof. Dr. Anastas Angjeli në fjalimin e tij gjatë hapjes së konferencës ,përshëndeti pjesëmarrësit njëkohësisht falenderoi stafin e UNS-së për stimulimin e eventeve të tilla duke theksuar bashkëpunimin rajonal shkencor lidhur me tematika të ndryshme si: mobiliteti ekonomik,zhvillimi i qëndrueshmërise financiare etj.

Konferenca e tretë shkencore është e organizuar në 8 panele në bazë të temave të përzgjedhura nga studiuesit dhe në përputhje me thirjen për punime në të cilin janë paraqitur rreth 51 tema nga sfera e ekonomisë, politikës, drejtesisë, edukimit, teknologjisë informative dhe ekologjisë. Çdo pjesëmarrës do të marrë çertifikatë për pjesëmarrje pas prezantimit të punimit shkencor dhe do të jetë pjesë e librit të punimeve të konferencës që botohet në kuadër të revistës shkencore “The Heritige”. Universiteti Ndërkombëtar në Strugë, me organizime të tilla shkencoro-kërkimore kontribon në zhvillimin e Shkencës dhe Arsimit jo vetëm në R.Maqedonisë por edhe më gjërë sepse mundëson një bashkëpunim akademik me shtete të tjera si Shqipëria, Kosova, Turqia e më gjërë prej ku vijnë personalitete të mëdha akademike për të qënë pjesë e Konferencës tonë.

Gjatë konferencës u diskutuan tematika të ndryshme lidhur me fenomene aktuale të cilat janë shqetësuese për shoqërine civile dhe sistemin ekonomik-politik. Synimi i kësaj konference konstiston në faktin që hulumtimi shkencor është mjaft I rëndësishmë për të përmirësuar instrumentat e ndryshëm të cilët në mënyre specifike mund të rrisin ndjeshëm kulturën politike,mobilitetin ekonomik etj.

Në secilin nga panelet e konferencës së organizuar nga UNS, pjesëmarrësit debatuan duke ngritur kritika për probleme specifike të cilat në mënyre direkte ose indirekte ndikojnë në integritetin shoqëror . Duke marrë parasysh faktin se sot globalizimi po na përfshin në mënyre fluente , evente të tilla shkencore janë të nevojshme pasi në përfundim arrihet në disa ide konstruktive të cilat do të sinkronizojnë të gjithë këto elementë për t[a bërë fushën e shkencës, teknologjisë, edukimit informimit sa më homogjene dhe precize.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Direktorka Vujošević: ZAVRŠEN POJAČAN NADZOR, ODLIČNA SARADNJA SA OPŠTINOM

Đerić: MANJE SIVE EKONOMIJE U ULCINJU, NEMA SELEKTIVNOSTI U NAŠEM RADU

TV CG, Naši u svijetu: HEROJI NJUJORKA IZ ULCINJA

Nova izdanja: “Naš Ulcinj – 99 zanimljivosti o ovom gradu” Mustafe Canke
Nova izdanja: “Naš Ulcinj – 99 zanimljivosti o ovom gradu” Mustafe Canke

Ovih dana iz štampe izlazi knjiga “Naš Ulcinj – 99 zanimljivosti o ovom gradu” čiji je autor novinar i publicista Mustafa Canka. “Vjerujem da će ove zanimljivosti, činjenice i podaci biti od koristi svakom

CEDIS: U SRIJEDU BEZ STRUJE VELIKI DIO ULCINJA
CEDIS: U SRIJEDU BEZ STRUJE VELIKI DIO ULCINJA

Iz Crnogorskog elektrodistributivnog sistema (CEDIS) je Portalu Ul-info saopšteno da će u srijedu,  18. juna, bez struje ostati sljedeća naselja:   – u terminu od 08 do 15 sati: ulice u naselju

Punta Institut: Reforma Lokalnih zajednica u Ulcinju za poboljšano učešće građana
Punta Institut: Reforma Lokalnih zajednica u Ulcinju za poboljšano učešće građana

Mjesne zajednice u Ulcinju zamišljene su da služe kao temelj participativne demokratije, omogućavajući građanima da direktno učestvuju u donošenju lokalnih odluka. Međutim, istraživanja pokazuju da ove

Sekretarijat za komunalni nadzor i inspekcijske poslove: DEMANTUJEMO LAŽNE OBJAVE
Sekretarijat za komunalni nadzor i inspekcijske poslove: DEMANTUJEMO LAŽNE OBJAVE

Saopštenje za javnost. Apsolutno demantujemo zlonamjerne i neprimjerene objave koje svjedočimo već neko vrijeme na portalu UL-STORY a koje za cilj imaju diskreditaciju Komunalne policije i Komunalne inspekcije

Istorija:  Ulcinj imao najveću flotu na Jadranu u 19. vijeku
Istorija:  Ulcinj imao najveću flotu na Jadranu u 19. vijeku

Ulcinj je uvijek bio poznat po svojim pomorcima. Nema značajnije luke na Mediteranu u kojoj se nijesu mogli sresti ulcinjski pomorci i trgovci. Posebno u 18. i 19. vijeku, što je za posljedicu imalo blagostanje